EKSTRAKTET E BORONICAVE PËR TË SËMURËT NGA KANCERI

  • 03 January 2018 - 22:19
EKSTRAKTET E BORONICAVE PËR TË SËMURËT NGA KANCERI

Kombinimi i terapisë me rrezatim duke aplikuar ekstrakte të boronicës shton efikasitetin e shërimit, sugjerojnë të dhënat e grumbulluara nga pacientet që kanë vuajtur nga kanceri në qafë të mitrës. Ekspertët amerikan nga "University Of Missouri" kanë konstatuar se aplikimi i ekstrakteve të boronicave ndërlidhen me shtimin e ndjeshmërisë së qelizave të kancerit ndaj rrezatimit. Me këtë rast, rol të rëndësishëm ka resveratroli, antioksidues i pranishëm në rrushin e zi. Studimet më të hershme dhe eksperimentet kanë treguar se si resveratroli mundet ta shtojë ndjeshmërinë në terapinë me rrezatim te qelizat e kancerit në prostatë.

(Kosova Sot)