Cilat janë ushqimet më të mira për tretje, e cilat më të dëmshmet?
Tretja është proces shumë i rëndë- sishëm, sepse kjo është mënyra se si trupi merr nutrientet për nevojat e veta, për të funksionuar si duhet. Megjihtëse trakti tretës është i dizajnuar që të procedojë gjithçka që futni në gojë, gjëra të caktuara si gatimi jo i mirë dhe mënyra e jetës mund ta dëmtojnë këtë proces.
USHQIMET MË TË MIRA PËR TRETJEN
Xhenxhefili:
- Erëza kundër inflamacioneve ndihmon shumë në tretjen e ushqimit. Sidomos nëse e konsumoni duke përgatitur çaj apo ujë xhenxhefili, është efektiv kundër të vjellave, fryrjeve, mundimeve të mëngjesit dhe anoreksisë.
Bananet:
- Fibrat dietale që janë në banane ndihmojnë në kthimin në normale funksionimin e zorrëve, sidomos nëse keni vuajtur nga diarreja. Kaliumi dhe mineralet e tjera në banane ndihmojnë në zëvendësimin e elektroliteve të humbura.
Jogurti:
- Miliarda baktere të mira në jogurt përbëjnë një zamër të bukur dhe desert. Prania e tyre ndihmon në mbajtjen në ekuilibër të mikroorganizmave në zorrë, diçka kjo e nevojshme për absorbimin si duhet për nutriente të caktuara.
USHQIMET MË TË DËMSHME PËR TRETJEN
Alkooli, kafeja, çaji dhe pijet e ëmbëltuara:
- Këto pije shkaktojnë relaksimin e ezofagut. Po ashtu nxitin prodhimin e acideve shtesë të stomakut, e kjo mund të jetë problem nëse vuani nga sëmundja e refleksit gastroezofegal (GERD).
Specat pikantë:
- Shumë shujta mund të përfundojnë me shijen e specave pikantë, por këto erëza po ashtu shkaktojnë irritimin në ezofag. Janë të dëmshëm po ashtu për ata që vuajnë nga "GERD".
Boronicat:
- Nuk është fshehtësi që boronicat janë të mbushura me antioksidues që luftojnë efektin e radikaleve të lira. Çfarë i bën të dëmshme? Farat e vogla mund të shkaktojnë inflamacion dhe vështirësi.
(Kosova Sot)