Vetitë shëruese të çajit nga gjethja e mjedrës
Çaji nga gjethja e mjedrës njihet për veprimin shërues, sidomos nëse keni telashe me sistemin e frymëmarrjes, çekuilibër hormonal dhe vështirësi në urinim. Edhe pse konsiderohet si një çaj për organizmin e femrave, përmirëson shëndetin e prostatës dhe sistemit tretës. Çaji fitohet me tharjen e gjetheve të mjedrës, ndihmon kundër shumë sëmundjeve, te shterpësia dhe çekuilibri hormonal. Çaji nga gjethet e mjedrës njihet si "çaj për femra", sepse ndihmon në forcimin e mitrës.
PËRGATITJA DHE KONSUMIMI I ÇAJIT
Doza ditore e çajin është 1-3 gota. Kjo dozë ndikon pozitivisht në sistemin riprodhues të fermave, rregullimin e hormoneve dhe për një shtatzëni të shëndetshme. Përbërësit: - 1 lugë me gjethe të mjedrës, - 250 ml ujë. Ujin e vluar e hidhni sipër çajit dhe e lini ashtu të mbuluar për së paku 10 minuta. Procedoni çajin, e më pas mund t'i shtoni mjaltë apo qumësht kokosi për shije të këndshme.
(Kosova Sot)