Për pesë ditë humbni në peshë me ndihmën e jogurtit
J ogurti është ushqim i pasur me përbërës ushqyes dhe e furnizon mirë organizmin me përbërës, kalcium dhe baktere të shëndetshme.
DITA E PARË:
Kafjalli: 150 mililitra jogurt dhe 150 g ananas; Dreka: 50 g bukë thekre, sallatë me perime të gjelbra me erëza bimore me jogurt (150 mililitra), banane; Darka: 200 g troftë të pjekur, 200 g patate të ziera, 200 g bishtaja të ziera.
DITA E DYTË:
Kafjalli: 150 mililitra jogurt me pemë, 200 g dredhëza ose mjedra; Dreka: 100 g makarona integrale, 60 mililitra salcë nga domatet, 100 mililitra jogurt; Darka: 150 g djathë lope, 50 g bukë integrale, 200 g rrepkë.
DITA E TRETË:
Kafjalli: 150 mililitra jogurt, 200 g pemë sezonale; Dreka: 50 g oriz të zier, 200 g bizele të ziera, 200 g sallatë nga panxhari; Darka: 200 g mish të pjekur të bardhë të pulës, sallatë nga 200 g speca të gjelbër dhe 400 g domate, jogurt me pemë 200 mililitra.
DITA E KATËRT:
Kafjalli: 150 mililitra jogurt pemësh, 150 g mollë; Dreka: 200 mililitra supë me kërpudha, 1 rriskë bukë të thekur, 400 g perime në avull (kungulleshka, patëllxhan, karota, kërpudha); Darka: 100 g salsiçe pule, 400 g sallatë nga trangujt me jogurt.
DITA E PESTË:
Kafjalli: 150 mililitra jogurt me 30 g flluska; Dreka: 200 g file skumbri, 100 g karota të ziera, 200 g shparguj të zier, 200 g lakër jeshile; Darka: 100 g patate me jogurt dhe erëza bimore, sallatë të gjelbër me limon.
(Kosova Sot)