3 ilaçe natyrale të dëshmuara kundër kollës
Sezoni i ftohjeve dhe gripit është në pikun e vet. Kështu, për të shmangur sëmundjet, kollën dhe shumë simptoma tjera, ju sjellim recetat e vjetra të gjyshes që veprojnë.
KRIPË DETI DHE MJALTË
Kjo përzierje është zëvendësim natyral kundër gripit, e mund ta përgatisni sa herë t'i dalloni simptomat e para. Në 1,5 litër ujë të zier (të ftohur në temperaturë të dhomës) shtoni 1 lugë kripë deti, lëngun e një limoni dhe 1 gram acid askorbin. Përbërësit i përzieni mirë dhe e pini në një afat prej një ore.
UJI I NJELMËT
Fyti shpesh ju thahet gjatë gripit, prandaj ju nevojitet një dozë hidratimi, e më e mira është një tretje e njelmët. Në 3 decilitra ujë të ngrohtë tretni një lugë kripë, e shpëlani dhe menjëherë do ta ndjeni lehtësimin. Kripa ndihmon që lëngu të depërtojë në indet dhe të mos qëndrojë atje.
RREPKË DHE MJALTË
Ky ilaç natyral është më i mirë kundër kollës, pa efekte të dëmshme anësore. Nëse nuk keni rrepkë, mund ta zëvendësoni me qepë. Hapni pjesën e brendshme të rrepkës, aty hidhni mjaltë, rrpeka liron lëngun. E lini të qëndrojë gjatë natës në temperaturë të dhomës. Shurupin e pini në mëngjes.
(Kosova Sot)