Patëllxhani parandalon kancerin - Shëndetësia - Kosova Sot
Patëllxhani parandalon kancerin

Patëllxhani parandalon kancerin

Patëllxhani është një nga ato ushqimet që nuk përmban sasi të madhe të pesticideve, kështu që vetitë e saj shëruese vijnë në shprehje.

Përbërësit e fuqishëm antioksidues

Patëllxhani përmban fitonutriente që ia dhurojnë ngjyrën me të cilën identifikohet. Mundet të pakësojë rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sulmin në zemër.

Parandalon kancerin

Hulumtimet kanë vërtetuar se patëllxhani posedon efekte kundër kancerit. Një studim ka treguar se pakëson furnizimin me gjak dhe materie ushqyese për qelizat e kancerit dhe në këtë mënyrë vështirëson përhapjen e tyre.

Mbron trurin

Hulumtimet e bëra në minjtë laboratorikë tregojnë se patëllxhani mund t’i mbrojë qelizat e trurit, duke i mbrojtur nga dëmtimet e radikalëve të lirë. Radikalët e lirë mund ta shtojnë rrezikun e shfaqjes së qelizave kancerogjene dhe dëmtojnë kujtesën.

Nxit humbjen në peshë

Patëllxhani përmban pak kalori dhe është i shkëlqyeshëm për humbje në peshë. Është burim i shkëlqyeshëm për fibra, kështu që e përshpejton ndjenjën e krijimit të ngopjes. 

(Kosova Sot)

4 orë e 5 minuta më parë
14/12/18