Detoksimi pranveror: Top 8 ushqimet për pastrimin e organizmit
Shumë shpejt do të vijë pranvera, e edhe trupin tonë duhet përgatitur për ditët e ngrohta. Kjo është koha e duhur për eliminimin e helmeve shtesë, që janë grumbulluar gjatë dimrit. Detoksimi ndihmon ta kthejmë energjinë, eliminojmë plogështinë dhe lodhjen. Ja si mund ta bëni këtë, duke konsumuar ushqime të caktuara
AVOKADO
Ndoshta nuk është diçka që jemi mësuar me të, ndoshta nganjëherë vështirë e gjeni nëpër shitore, por është pastrues i hatashëm i organizmit. Është përplot me antioksidues dhe pastron organizmin duke hequr helmet.
DREDHËZAT
Dredhëzat janë më të pasura me vitamina C, që jo vetëm se ndihmojnë në detoksim, por edhe në mposhtjen e lodhjes pranverore. Një gotë me dredhëza përmban rreth 45 kalori, kështu që edhe mund të kënaqeni pa pasur frikë nga kilogramët.
LAKRA
Ky diuretik natyral ndihmon në hedhjen jashtë të helmeve. Lakra përmban 92 për qind ujë, e kaloritë shkrihen nëse përtypni këtë perime të shëndetshme. Lakra po ashtu është e pasur me fibra, minerale dhe vitaminat C, K, E dhe A.
BROKOLI
Brokoli është i pasur me antioksidues, të cilët ndihmojnë në pastrimin e trupit. Po ashtu, është i pasur me enzima që ndihmojnë sistemin tretës që të punojë më mirë. Brokoli i papërpunuar është më i miri, sepse ashtu përmban më shumë materie ushqyese
BORONICAT E KUQE
Boronicat e kuqe sidomos u sugjerohen personave, që kanë telashe me infeksionet e shpeshta urinare, e pos kësaj, me sukses hedhin jashtë helmet nga organizmi. Pasi që kanë ndikim antibakterial, lehtë eliminojnë helmet e grumbulluara.
GREJPFRUTI
Kjo pemë është e pasur me vitamina dhe ndihmon në pastrimin e sistemit të tretjes dhe parandalon formimin e gurëve në veshka. Po ashtu, përmban pak sheqer dhe kalori, që e bën ushqim natyral për ata që janë në dietë.
SHPARGUJT
Shpargujt janë perime e vërtetë pranverore, karakterizohen për nga ngjyra e gjelbër, pasi ka shumë klorofil, që njihet si pastrues i mëlçisë. Po ashtu, shpargujt janë të pasur me acid folik, vitamina C dhe kalium. Falë selinos dhe zinkut që përmban, shpargujt janë të domosdoshëm në dietën për pastrim të organizmit, që mirë do të ishte ta filloni nga fundi i dimrit.
UJI
Uji i thjeshtë pastron veshkat dhe mëlçitë, po ashtu e hidraton edhe trupin, nga koka deri te thembrat. Pini disa gota ujë në mëngjes, gjatë ditës, para secilës shujtë dhe natyrisht para dhe pas ushtrimeve.
(Kosova Sot)