Ushqimet që zvogëlojnë thartirën në organizëm
Ushqimi standard përfshin ushqim të shpejtë, të përpunuar gjenetikisht dhe të modifikuarm, që për organizmin e njeriut paraqet dëm. Në vijim ju sjellim ushqimet që pakësojnë thartirën e organizmit.
VAJI I ULLIRIT, PJEPRI, FARAT E LIRIT, BISHTAJAT, HIKËRRORI, KAROTA
• Vaji i ullirit është i pasur me vitamina E dhe aminoacide mono të ngopura.
• Pjepri është ushqim super alkalin, vlera pH-së është 8,5. Përmban 92 për qind ujë dhe është i pasur me fibra, pastron zorrën e trashë.
• Farat e lirit janë të pasura me fibra, por edhe me vitamina E. Alkalizon trupin, qetëson inflamacionet në organizëm, e po ashtu ndihmon edhe te vala e të nxehtit gjatë menopauzës.
• Bishtajat kanë efekt të fortë kundër baktereve dhe viruseve. Po ashtu parandalojnë dëmtimet si pasojë e radikaleve të lira.
• Hikërrori është zëvendësim ideal për grurë dhe zgjedhje e shkëlqyeshme për kafjall, sepse ofron energjinë e mjaftueshme, e parandalon edhe sëmundjet kardiovaskulare.
• Karota është e pasur me betakarotinë dhe përmirëson shikimin.
(Kosova Sot)