Përse ta konsumoni hirrën?

  • 30 April 2018 - 08:37
Përse ta konsumoni hirrën?

Hirra është prodhim i përzierjes së djathi dhe jogurtit dhe në të mbesin vlerat më të mira të qumështit: vitamina B dhe E, minerale dhe sheqerna qumështi që krijojnë lidhjet më të mira të trurit. 1. Ndihmon te humbja në peshë - 100 gr hirrë kanë vetëm 26 kalori, përmban një gërshetim të proteinave që japin ndjenjën e ngopjes, derisa është e varfër me yndyrë dhe kalori. 2. Ndihmon te kapsllëku - hirra ka efekt prej diuretiku që me fjalë tjera do të thotë se:në mënyrë të shpejtë e përmirë- son tretjen dhe heq ndjenjën e pakëndshme të fryrjeve në stomak dhe ndjenjën e kapsllëkut. 3. Ilaç për mëlçi - kjo pije modeste përmban betakarotinë që e furnizojnë organizmin me aminoacidet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e mëlçisë. 4. Ndërton muskujt - hirra, sidomos ajo në formën pluhur, jo vetëm se ju ndërton në ndërtimin e masës muskulore, por edhe ju ndihmon që të mos ndjeni dhimbje në muskuj pas lodhjes fizike. 5. Rregullon yndyrën e tepërt në gjak - hirra ju sugjerohet personave që kanë probleme me nivelin e shtuar të yndyrës në gjak. Pas disa javë përdorim të rregullt të hirrës, këtë mund ta dëshmoni edhe me pasqyrën e gjakut.

 

(Kosova Sot)