Nëse nuk dëshironi të mbeteni tullac, këta përbërës shtoni në shampon

  • 15 November 2018 - 08:29
Nëse nuk dëshironi të mbeteni tullac, këta përbërës shtoni në shampon

Apo e dalloni se floku po ju dobësohet dhe po ju bie? Për të parandaluar rënien e flokut, nuk keni nevojë për ndonjë shampon unik, por tre përbërës që duhet t'i shtoni në shamponin tuaj normal.

JU NEVOJITET: • shampon me "pH" neutrale • 10 pika vaj esencial rozmarine • 10 pika vaj • 2 kapsula me vitamina E. • Procedura: 1. 10 pikat e vajit esencial të rozmarinës dhe vajin e limonit bashkë me vitamina E nga dy kapsula i derdhni në shamponin tuaj. 2. I përzieni mirë në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen. 3. Kjo është e tëra, shamponi juaj kundër humbjes së flokut është gati.

PËRDORIMI: Shamponin është mirë ta përdorni për secilën larje, apo për çdo të dytën larje. Aplikojeni në flokun e lagur dhe bëni masazh për 10 minuta lëkurës së kokës. Më pas e lini shamponin të qëndrojë për 10 minuta. Shpëlani flokun me ujë të vakët. Përparësitë: Ky shampon përmban elemente që janë të përdorshëm për promovimin e qarkullimit të gjakut në kokë dhe rigjallërimin e folikulave të dëmtuara. Shpejtë do t'i dalloni rezultatet pozitive. 

 

(Kosova Sot)