Sa herë në ditë është e shëndetshme të urinoni?
A po mendoni se po shkoni shumë shpesh në tualet apo përkundrazi, nuk shkoni shumë shpesh? Një person i shëndetshëm mesatarisht në ditë duhet të urinojë midis gjashtë deri tetë herë, por edhe prej katër deri dhjetë herë është normale. Në frekuentimin e urinimit ndikojnë shumë faktorë, si janë mosha, madhësia e fshikëzës, sa lëngje pini dhe ujë si dhe kafeinë dhe alkool. Por, nëse e vëreni se në tualet shkoni më shpesh se zakonisht, këshillojeni mjekun. Nevoja e befasishme e urinimit gjatë natës do të thotë se keni fshikëz aktive, që do të thotë se muskujt e saj janë dobësuar.
(Kosova Sot)