Sasia e tepërt e hekurit në gjak nuk është e parrezikshme

  • 07 December 2018 - 15:46
Sasia e tepërt e hekurit në gjak nuk është e parrezikshme

E dhe pse shumica e njerëzve shkojnë te mjeku kur kanë mungesë të hekurit në gjak, ekzistojnë edhe ata persona që kanë vlera të larta të këtij mineralit. Teprica e hekurit në gjak dhjetë herë më shumë i prek meshkujt, e shenjat e para të këtij çrregullimit kryesisht shfaqen midis moshës 40 dhe 50 vjeçe. Sasia e tepërt e hekurit në gjak mundet të jetë shkas i shfaqjes së mëlçisë së rritur apo të fortë, cirrozës së mëlçisë, lëkurë me ngjyrë të errët, zhvillim të sëmundjeve të sheqerit për faktin se dëmtohet pankreasi, plogështi në zemër, dhimbje në nyja. Absorbimi i shtuar i hekurit nga zorrët krijon tepricën e tij shkaku i punës së keqe të disa enzimave në mukozën e zorrëve. Te femrat teprica e hekurit në gjak rrallëherë se mund të vërehet, sepse një pjesë të madhe e humbin gjatë ciklit menstrual. Te sasia e tepërt e hekurit në gjak vjen duke marrë sasi të madhe të hekurit përmes ushqimit, por edhe përmes transfuzionit të gjakut. Kjo gjendje mund të vërehet përmes analizave të gjakut, por edhe biopsisë së mëlçisë. Ilaçi më i vjetër dhe më efikas është që njëherë në javë është lëshimi i rrjedhjes së gjakut nga vena.

(Kosova Sot)