Uji i detit lehtëson dhimbjet e inflamacioneve të fytit dhe hundës së bllokuar
Gërhitja dhe teshtitja janë shenjat e para të ftohjes, e hunda e bllokuar dhe pamundësia e frymëmarrjes me hundë paraqet problem pothuajse njëjtë për të gjithë, sepse çrregullon rutinën ditore dhe gjumin cilësor. Infeksionet e organeve të frymëmarrjes janë shumë të shpeshta, prekin si fëmijët po ashtu edhe të rriturit.
Pasi për shumë probleme zgjidhjen mund ta hasim në natyrë, kështu në ujin e detit mund të gjendet zgjidhja për hundën e bllokuar. Uji i detit nga një thellësi prej 22 metra siguron mikroelemente që ofrojnë higjienën e hundës dhe fytit.
Falë përmbajtjes me magnez, zink dhe selen, por edhe mineraleve të tjera që uji i detit i përmban, aktivizohet edhe imuniteti lokal që është linja e parë e mbrojtjes nga viruset.
Sprejet për hundë dhe fyt që përmbajnë këtë lloj të ujit e tretin mukozën dhe përdoren për higjienën e përditshme. Uji i detit, thënë thjesht, është gjithmonë i përdorshëm, sepse ndihmon në funksionimin normal të mukozës së hundës. Falë përparimit të teknologjisë, është e mundur që uji i detit të mbetet brenda një shishes së mbyllur në mënyrë hermetike.
(Kosova Sot)