Dieta treditëshe me mjaltë: shkrini kilogramët duke forcuar sistemin imun

  • 01 January 2018 - 10:14
Dieta treditëshe me mjaltë: shkrini kilogramët duke forcuar sistemin imun

Shkaku i numrit të madh të përbërësve ushqyes, mjaltin duhet konsumuar për çdo ditë. Nutricistët këshillojnë që nga fillimi i dietës të përdorni mjaltë me cilësi të lartë. Nëse e aplikoni këtë dietë, për 3 ditë mund të humbni 203 kilogramë

Dita e parë

Kafjalli: 2 të kuqtë e vezës i përzieni me një lugë mjaltë. Me shujtë pini çaj me limon ose kafe (pa sheqer). Dreka: nga 100 gr djathë + 50 gr karota të bluara + 50 gr brokoli të copëtuar + 50 gr lakër jeshile të copëtuar. Krejt i përzieni në blender. Shtesë - çaj ose kafe me 1 lugë mjaltë. Darka: 1 gotë supë me perime, një rriskë bukë integrale dhe 1 mollë/dardhë/portokall. Para se të shkoni në gjumë, pini çaj me limon.

Dita e dytë

Kafjalli: Njëjtë si ditën e parë. Dreka: Përgatitni krem nga një vezë të zier butë, një lugë mjaltë dhe 100 gr djathë të ri. Me shujtë pini çaj me limon ose kafe. Darka: 150 gr peshk ose file pule, një pjatë me sallatë me perime dhe çaj me limon.

Dita e tretë

Kafjalli: Njëjtë si ditën e parë + një mollë. Dreka: 50 gr djathë, një rriskë bukë të thekur dhe një tepsi me perime të freskëta dhe lëng limoni. Darka: 300 gr perime të ziera, një vezë të zier butë dhe një gotë çaj me një lugë mjaltë.

 

(Kosova Sot)