Ushqimet që reduktojnë kolesterolin
Kolesteroli është sinonim i telasheve. Ka reputacionin e një vrasësit. Njerëzit e shmangin me çdo çmim. Me të drejtë, sepse i shkakton dëme trupit. Ja disa ushqime që duhet konsumuar për të parandaluar kolesterolin
Çokollatat
Për sa u përket antioksiduesve, çokollata e zezë ose ato me shije të thartë në të ëmbël, i ndihmojnë më mirë zemrës në krahasim me çokollatën me qumësht. Çokollata e zezë është e pasur me antioksidues. Për të parandaluar bllokimin e gjakut, nevojiten flavonoide. Ndihmojnë edhe në zhbllokimin e artereve.
Arrat
Përkundër faktit se janë të pasura me yndyrë, arrat, që janë të pasura me yndyra mono të ngopura, kanë përfitime të dyfishta për dietën me pak yndyrë. Kjo do të thotë se janë të dobishme për zemrën tuaj, pasi përmbajnë aminoacidet omega
Yndyrat mono të ngopura janë të dobishme edhe për nyjat.
Çaji
Droçkat në enët e gjakut parandalohen pasi relaksohen nga antioksiduesit që i hasim në çaj. Antioksiduesit, si flavonoidet, lehtësojnë nivelin e kolesterolit dhe ulin shtypjen e gjakut. Po ashtu, parandalohen edhe formimi i tyre në muret e artereve. Përcaktohuni për çajin e gjelbër ose çajin e zi.
Margarina
Llojet "Beneco" dhe "Take Control" e ulin nivelin e kolesterolit. Këto janë dy lloje të margarinës, për të cilat është dëshmuar se kolesterolin e mbajnë në nivel normal. Ato e kalojnë bllokimin duke absorbuar kolesterolin që zakonisht e konsumojmë përmes ushqimit.
Soja
Nëse do të duhet ta ndryshonit vetëm një faktor në ushqimin tuaj, atëherë përkujdesuni dhe sigurohuni që të reduktoni yndyrat e ngopura. Duke vepruar kështu, parandaloni kolesterolin në gjak. Soja ofron të gjitha vetitë shëruese që i merrni nga mishi apo djathi, por heq qafe të gjitha yndyrat e panevojshme.
(Kosova Sot)