Këto perime të lira në masë të madhe ulin rrezikun nga kanceri

  • 23 February 2019 - 08:01
Këto perime të lira në masë të madhe ulin rrezikun nga kanceri

Që moti dihet për efektin e qepës dhe hudhrës, por edhe të preshit, e sot, gjithnjë e më shumë mjekë sugjerojnë përdorimin e tyre kundër kancerit. Qepa dhe hudhra në mënyrë drastike ulin rrezikun nga kanceri në zorrë. Hulumtimi tregon se një qepë në ditë mund ta parandalojë sëmundjen.

Hulumtimi në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 1.600 femra dhe meshkuj ka treguar se ata që kishin konsumuar këto perime, për 79 për qind më pak ishin të rrezikuar nga kanceri, në krahasim me ata që nuk kishin konsumuar perimet. Substancat joaktive në këto perime ofrojnë mbrojtje nga kanceri i gjirit dhe i prostatës. Autorët e këtij hulumtimi kanë theksuar se sa më shumë t'i konsumoni këto perime, më shumë do të jeni të mbrojtur.

Është zbuluar po ashtu se nëse brenda vitit konsumoni së paku 15 kilogramë të këtyre perimeve do ta ulni rrezikun në masë të madhe nga kanceri në zorrë.  

(Kosova Sot)