Ushqehuni si vikingët: Me këto pesë ushqime deri te zemra e shëndetshme dhe shtypja stabile e gjakut

  • 05 April 2019 - 15:25
Ushqehuni si vikingët: Me këto pesë ushqime deri te zemra e shëndetshme dhe shtypja stabile e gjakut

Ushqimi nordik është një ndër më të shëndetshmit, sepse përveçse siguron linja vitale trupore, e ruan edhe shëndetin dhe përmirëson shëndetin në përgjithësi. Fshehtësia është në pesë ushqime bazë, në të cilat bazohet kuzhina skandinave, që e kanë preferuar vikingët.

Harenga

Ky lloj i peshkut është obligativ në menynë e vikingëve dhe të secilit skandinav. Pos se ka shije të shkëlqyeshme, harenga është e pasur me vitamina D, që mbron nga disa forma të kancerit, nga thyerja e eshtrave, diabeti, sëmundjet e zemrës, e madje edhe nga depresioni dhe ankthet.

Pemët si erëza

Vikingët e vjetër në gjellët e tyre të njelmëta dhe të tharta kanë shtuar pemë. Këtë e kanë bërë për të përmirësuar shijen e ushqimit, e studimet më pas kanë treguar se bëhet fjalë për një kombinim të shkëlqyeshëm që në gojë shkrin yndyrat dhe përmirëson tretjen e ushqimit.

Mishi

Dihet mirë se skandinavët konsumojnë sasi të madhe të mishit, në mënyrë që të furnizohen me sasinë e konsiderueshme me proteina. Krahas mishit ata nuk konsumojnë patate, por perime të pasura me fibra, që në masë të madhe e lehtëson sistemin e tretjes.

Vezët

Vezët e përzhitura kanë qenë ëmbëlsira e vërtetë e vikingëve të vjetër. Ishte konstatuar se këtu vikingët i kishin rënë pikës.

Sa më pak bukë

Nëse dëshironi të jeni të fortë dhe të shëndetshëm, sikurse që ishin edhe vikingët, harroni në sasinë e pakufizuar të bukës dhe sandviçët e njelmët në 200 gramë mishra të përpunuara dhe djathë plot me yndyrë. Një shtresë e hollë e pastetës nga tuna në bukën integrale, mish gjedhi të pjekur dhe një gjethe të sallatës së gjelbër mjaftojnë.

(Kosova Sot)