Ilaçet natyrale kundër infeksioneve të sinuseve

  • 10 April 2019 - 15:08
Ilaçet natyrale kundër infeksioneve të sinuseve

Dhimbjet dhe të ënjturat që shkaktohen nga infeksionet e sinuseve janë shumë të pakëndshme dhe paksa si mister. Nëse ju mundojnë infeksionet e sinuseve, ju sjellim këto ilaçe shtëpiake

Image

 Është me shumë rëndësi që gjatë infeksionit të sinuseve të kini kujdes çfarë të konsumoni dhe që kryesisht ushqimi të jetë i bazuar në drithëra, bishtaja dhe supë me perime. Shmangni ushqimet, si vezët, çokollata, ushqimin e përzhitur, sheqerin dhe produktet e qumështit. Pini sa më shumë ujë. 

Image

Ndihmë të madhe ofron rrika, specat pikantë, hudhra dhe qepa e kuqe dhe provoni t'i shtoni sa më shumë në menynë tuaj, për të hedhur jashtë sa më shumë gëlbazën. Krejt çfarë duhet të bëni është të hani një lugë rrikë të bluar të përzier me lëng limoni. 

Image

Tretni një lugë kripë deti në dy gota ujë të ngrohtë dhe atë në një enë të vogël. Rrini pranë një enës së madhe dhe majën e enës, çajnikut, e vendosni në zgavrën e hundës. Lakohuni dhe lejoni që nga njëra zgavër e hundës të dalë nga zgavra tjetër.

Image

Që në simptomat e para të infeksioneve përzieni një deri dy lugë uthull molle të papërpunuar në 1,5 dl ujë, më pas shtoni edhe një lugë mjaltë apo bimë stevia dhe e konsumoni tri herë në ditë, për pesë ditë rresht. 

Image

Ekstraktet e agrumes grejpfrut janë një antibiotik shumë i fortë dhe përdoret kundër mikrobeve, parazitëve, baktereve dhe viruseve si dhe tridhjetë llojeve të ndryshme të kërpudhave përfshirë edhe kandidën.

Për infeksionin e sinuseve merrni ekstraktet e farave të grejpfrutit në formën e pikave për hundë.

(Kosova Sot)