Supa e pulës vërtet shëron

  • 21 April 2019 - 09:48
Supa e pulës vërtet shëron

Gripi dhe ftohja me të madhe janë shfaqur në të gjitha anët.

Supa e pulës është shumë shëruese, ndihmon të kthjelleni nga ftohjet, e mund ta përmirësojë edhe imunitetin dhe të konsumohet si masë parandaluese. Kur të jeni ftohur apo vuani nga gripi, zakonisht keni hundë të bllokuar, ju dhemb fyti dhe mezi merrni frymë.

Supa e pulës sidomos është treguar si efektive në rastin e lehtësimit të frymëmarrjes dhe sekretimit nga mushkëritë. Uji nga supa trupin jua furnizon me karbohidrate dhe e rrit nivelin e energjisë, sidomos kur ndiheni të lodhur.  

(Kosova Sot)