Kjo është zgjidhja për këmbët e ënjtura

  • 26 April 2019 - 15:08
Kjo është zgjidhja për këmbët e ënjtura

Këmbët ënjten shkaku i faktorëve të ndryshëm, midis tyre ndikon shtatzënia, puna jo e mirë e veshkave, problemet me zemër, gripi, problemet me enët e gjakut, çrregullimi i hormoneve dhe probleme të ngjashme.

Për fat të mirë, ekziston një mënyrë si t'i shëroni këmbët e ënjtura e ju nevojitet vetëm një përbërës - majdanozi. Rreth një të katërtën e një sasisë së majdanozit e copëtoni imët, më pas e hidhni në gotë për çaj.

Sipër hidhni ujin e vluar dhe e lini të pushojë për rreth pesë minuta. Më pas e procedoni çajin dhe çaji është i gatshëm për ta konsumuar. Mund t'i shtoni edhe limon, xhenxhefil apo edhe mjaltë. Me rëndësi ta konsumoni derisa është i ngrohtë, sepse ashtu jep rezultatet më të mira.

(Kosova Sot)