Përgatiteni vetë melhemin kundër dhimbjeve, nga 3 përbërës

  • 05 maj 2019 - 17:30
Përgatiteni vetë melhemin kundër dhimbjeve, nga 3 përbërës

A e keni ditur se mund t'i zbutni llojet e ndryshme të dhimbjeve me ndihmën e specave të kuq? Kjo pastë ju ndihmon që shpejt dhe me efikasitet t'i zbutni dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit. Përbërësi kryesor është speci i kuq, që njihet për mbrojtjen e zemrës, forcon imunitetin dhe ndalon gjakrrjedhjen.

PËRBËRËSIT:

• 250 ml vaj ulliri • 2 lugë speca të kuq të bluar • 15 gramë dyllë të bletëve

PËRGATITJA:

Vlojeni vajin e ullirit së bashku me specat e kuq në enë, vetëm sa për t'u ngrohur. Ndalni zjarrin dhe e lini masën të qëndrojë edhe për 20 minuta, e më pas e ngrohni përsëri, më pas e kulloni dhe masën e lini nga anash. Vloni dyllin në enë derisa të shkrihet,e më pas shtoni vajin dhe përzieni. Pastën e fituar e mbyllni në kavanoz dhe e lini të ftohet.

PËRDORIMI:

Përdoreni pastën aty ku ndjeni dhimbje, pa marrë parasysh shkakun. Mos e vendosni në plagë të hapura. Pas vënies së pastës, shpëlani duart dhe mos i prekni sytë.

(Kosova Sot)