Gjërat e thjeshta, të cilat duhet t'i bëni herët në mëngjes

  • 09 May 2019 - 08:34
Gjërat e thjeshta, të cilat duhet t'i bëni herët në mëngjes

S hkencërisht është vërtetuar se jo vetëm ngritja e hershme në mëngjes, por edhe ekspozimi i hershëm në rrezet e para të diellit ndikon të humbni më shumë në peshë. Dilni në diell midis orës tetë në mëngjes dhe në mesditë.

Grupi prej 54 të anketuarve kishte mbajtur një byzylyk, e cila gjatë shtatë ditëve kishte matur kohën sa kishin qëndruar në diellin e mëngjesit dhe krahas kësaj edhe kishin mbajtur një ditar se si ishin ushqyer. Në fund, ishte vërtetuar se ata që më shumë para mesditës ishin në diell kishin indeks më të ulët trupor dhe atë pa marrë parasysh moshën e tyre, aktivitete fizike apo mënyrën e të ushqyerit.

Nevojitet që vetëm 20 deri 30 minuta të jemi të ekspozuar në diell të mëngjesit, më saktësisht, midis orës tetë në mëngjes dhe në mesditë. Për një dobi të tillë ekzistojnë dy arsye apo dy faktorë të mundshëm: në këtë mënyrë sinkronizohet ora jonë biologjike, sepse zgjimi i hershëm nga gjumi në të njëjtën kohë flet për gjumë të rregullt dhe të mjaftueshëm. Ndërsa, faktori i dytë apo shpjegimi i dytë - gjatë gjumit të rregullt vjen deri te funksionimi efikas i metabolizmit të njeriut. Sipas ekspertëve, me zgjimin herët në mëngjes ndërlidhen edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët janë tepër të shëndetshëm.

Pasi të jeni ngritur mund të vraponi, mandej edhe ajri i mëngjesit është më ndryshe në krahasim me pjesën tjetër të ditës, kështu që mjekët sugjerojnë të ngriheni herët dhe ta shijoni të gëzuar dhe të shëndoshë pjesën tjetër të ditës.

(Kosova Sot Online)