Të qëndruarit ulur, i rrezikshëm njëjtë sikurse duhani

  • 10 May 2019 - 13:43
Të qëndruarit ulur, i rrezikshëm njëjtë sikurse duhani

Qëndrimi i përditshëm ulur mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin po aq sa edhe konsumimi i duhanit. Mënyra e jetës duke qëndruar ulur dyfishon rrezikun që të prekeni nga diabeti si dhe ndërlidhet me rreziqet e sëmundjes së zemrës.

Më të tmerrshme janë gjetjet në hulumtim se efektet janë të ngjashme edhe atëherë kur personi i cili qëndron ulur për një kohë të gjatë më pas merret me aktivitete fizike.

"Shumica e njerëzve mendojnë se nëse ushtrojnë për çdo ditë nuk do ta kenë problem qëndrimin ulur", thotë dr. Ema Vilmot, ekipi i së cilës nga universiteti në Lester kishte analizuar 18 studime ki kishin marrë pjesë më shumë se 800.000 njerëz.

Mënyra më e thjeshtë për t'u mbrojtur është që kurrë të mos qëndroni ulur më gjatë se 30 minuta.  

(Kosova Sot Online)