Ushqimet që janë të pasura me karbohidrate

  • 11 May 2019 - 12:50
Ushqimet që janë të pasura me karbohidrate

Edhe pse kemi frikë prej karbohidrateve, sepse me këtë fjalë ndërlidhet problemi me mbipeshën, në përgjithësi nuk janë aq të dëmshme, por gjithsesi se janë të nevojshme për funksionimin e organizmit. Që të mos vijmë në situatën kur kemi telashe me mbipeshën, duhet ta kuptojmë se në disa artikuj fshihen më shumë karbohidrate se sa në një rriskë të bukës. 'Women's Health' sugjeron që gjithsesi duhet shmangur karbohidratet e papërpunuara, të cilat humbin vlerën ushqyese.

Image

Qumështi i sojës

Pijet zakonisht mashtrojnë, sepse përmbajnë edhe kalori edhe sheqer, e as qumështi i sojës nuk është i padëmshëm në këtë drejtim. Arsyeja e kësaj është sepse qumështi merret nga kokrra e sojës, e ato janë të pasura me karbohidrate. Një gotë me qumësht të sojës posedon 15 gramë karbohidrate, 8 gramë proteina, 4 gramë yndyrë, por vetëm 131 kalori.

Image

Mollët

Në shumë hulumtime është vërtetuar sa e shëndetshme është konsumimi i mollës. Por, besoni apo jo, një mollë e madhësisë së mesme posedon rreth 27 gramë karbohidrate dhe rreth 114 kalori. Po ashtu në një mollë të vetme gjenden rreth pesë gramë fibra dhe rreth një gram e gjysmë yndyrë.

Image

Rrushi i thatë

Janë aq të ëmbël dhe të krijuar për ushqime të grimcuara, por rrushi i thatë është përplot me karbohidrate. Në vetëm një të katërtën e lugës gjenden rreth 33 gramë karbohidrate, e kjo është më shumë se dy pjesë bukë. Kjo natyrisht se nuk është arsye të mos kënaqni duke i konsumuar, sepse posedojnë edhe 123 kalori, 1,5 gramë fibra dhe 309 miligramë kalium.

Image

Patatja e ëmbël

Llojet e bardha të patates janë të njohura si prodhime përplot me niseshte. Por një patate e ëmbël e madhësisë mesatare posedon rreth 24 gramë karbohidrate, pastaj posedon edhe 105 kalori, por gjithsesi se posedojnë edhe një sasi të madhe të kalimit dhe janë të pasura edhe me vitamina A.

(Kosova Sot Online)