Ushqimi i konservuar, i njëjtë për nga cilësia me ushqimin e freskët

  • 16 May 2019 - 08:26
Ushqimi i konservuar, i njëjtë për nga cilësia me ushqimin e freskët

Falë konservimit dhe ngrirjes së ushqimit, shumë artikuj ushqimorë mund t'i konsumojmë gjatë gjithë vitit. Mirëpo, edhe më tutje ekzistojnë mëdyshje rreth përmbajtjes dhe cilësisë së ushqimit të konservuar. Kjo nuk është e saktë.

Hulumtime të shumta kanë treguar se jo vetëm se nuk i mungojnë cilësitë dhe materiet ushqyese , por ushqimi i konservuar nganjëherë është më i shëndetshëm se ushqimi i freskët. Me përdorimin e mënyrës së pasterizimit fizik, ushqimi konservohet përmes mënyrave kimike dhe fizike, me ç'rast vjen deri te shkatërrimi i mikroorganizmave që janë të dëmshëm për shëndetin.

Një paketim i tillë ruan shijen e ushqimit, si dhe vitaminën C. Përmes ngrirjes së ushqimit parandalohet shumimi i mikroorganizmave,ndërsa përmes tharjes së ushqimit ngadalësohet procesi i ndikimit të tyre. Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe mënyrat kimike, që parandalojnë ndikimin e baktereve apo i shkatërrojnë në tërësi, por ekziston edhe mënyra biologjike.

(Kosova Sot Online)