Shenjat e qeta të stresit

  • 18 May 2019 - 17:55
Shenjat e qeta të stresit

Nëse vuani nga stresi kronik, trupi juaj ditaditës i ekspozohet nivelit të lartë të hormoneve të stresit. Stresi është shkaktar udhëheqës për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, diabetit (lloji 2), si dhe depresionit. Hulumtimet kanë treguar se disa persona mësohen aq shumë me stresin, saqë nuk janë të vetëdijshëm se janë nën stres. Një mënyrë e tillë e jetës nuk është e mirë për ju. Ju zbulojmë shenjat që jua vërtetojnë se vuani nga stresi kronik.

NGËRÇET INTENSIVE MENSTRUALE

Femrat të cilat vuajnë nga stresi kronik, dy herë më shumë janë të rrezikuara se do të kenë dhimbje të forta dhe ngërçe para dhe gjatë menstruacioneve. Shkencëtarët besojnë se përgjegjës është çekuilibri hormonal.

DHIMBJET E KOKËS GJATË DITËVE TË LIRA

Gjatë ditëve të lira nga puna, niveli i hormonit të stresit fillon të bie ndjeshëm. Ky ndryshim mund të rezultojë me dhimbje graduale të kokës.

ËNDRRAT E ÇUDITSHME

Ëndrrat kryesisht janë pozitive, prandaj edhe mund të ngriheni më të disponuar sesa kur ishit shkuar për gjumë. Por, kur jeni nën stres, me siguri do të ëndërroni ëndrra të pakëndshme.

GJAKDERDHJA NË MISHIN E DHËMBËVE

Hulumtime të shumta kanë treguar se personat të cilët vuajnë nga stresi kronik, janë më të rrezikuar nga shfaqja e sëmundjeve që kanë të bëjnë me mishin e dhëmbëve. Sasia e lartë e hormoneve të stresit mund ta dobësojë sistemin imun dhe me atë rast mishi i dhëmbëve mbetet i ekspozuar ndaj baktereve.

AKNET

Nëse zakonisht nuk keni pasur probleme në të kaluarën me njollat dhe aknet në fytyrë, ka mundësi që stresi kronik të jetë shkak i shfaqjes së tyre.

ALERGJITË INTENSIVE

Hormonet e stresit mund ta stimulojnë prodhimin e proteinës IgE, e cila shkakton reaksionet alergjike. Hulumtimet kanë vërtetuar se reaksionet alergjike janë më intensive kur personat që vuajnë nga alergjitë janë nën stres. 

(Kosova Sot Online)