Televizori dhe zhvillimi i të folurit
Televizioni mund të ketë ndikim negativ në zhvillimin e të folurit te fëmijët, sugjeron hulumtimi i bërë në Amerikë, nga universiteti Hollins. 'Journal of Children' ka publikuar rezultatet e përcjelljes së prindërve dhe fëmijëve të tyre nga mosha 12, 24 dhe 36 muajsh, gjatë një loje të përbashkët.
Është vërtetuar se në situatat, në të cilat ishte i ndezur ekrani televiziv, vjen deri te pakësimi i fjalëve të reja, si dhe frazave të reja, të cilat prindërit i përdorin në kontakt me fëmijët.
Shkencëtarët këtë e shpjegojnë me faktin se në situata të tilla, prindërit më shumë vëmendje i kushtojnë televizorit sesa fëmijëve. Si pasojë mund të ngadalësohet zhvillimi në të folur te fëmijët, sidomos nëse bëhet fjalë për programin televiziv, të dedikuar për të rriturit.
(Kosova Sot Online)