Kujdes nga cigarja e mëngjesit!

  • 23 May 2019 - 09:05
Kujdes nga cigarja e mëngjesit!

Sa më herët që e ndizni cigaren e parë, aq më shumë jeni të rrezikuar nga kanceri i mushkërive, thotë një studim i ri. Një grup shkencëtarësh, të udhëhequr nga Dr. Fangyi Gu, nga Instituti kombëtar i kancerit (SHBA), kanë intervistuar më shumë se 3,200 duhanxhinj aktualë dhe ish-duhanxhinj në SHBA dhe Itali.

Që të gjithë ata ishin pyetur rreth historisë së tyre të pirjes së duhanit dhe kur e ndezin cigaren e parë gjatë ditës. Sipas rezultateve të këtij studimi, njerëzit që e ndezin cigaren e parë brenda një ore pasi që të zgjohen në mëngjes, janë shumë më të rrezikuar nga paraqitja e kancerit të mushkërive, sesa ata që cigaren e parë e ndezin pasi që të ketë kaluar një orë nga zgjimi i mëngjesit.

Ky studim është botuar në revistën shkencore të Institutit kombëtar të kancerit dhe rezultatet e tij janë të njëjta si për meshkujt, po ashtu edhe për femrat.

(Kosova Sot Online)