Lindja pas moshës 30 vjeçe zgjat jetën

  • 31 May 2019 - 12:14
Lindja pas moshës 30 vjeçe zgjat jetën

Gratë të cilat i kanë lindur fëmijët e tyre pas moshës 33 vjeçe, dyfish më gjatë kishin jetuar, në krahasim me ato të cilat foshnjat i kanë lindur në fund të njëzetave, ka vërtetuar hulumtimi i qendrës mjekësore në Boston, në të cilin hulumtim kishin marrë pjesë rreth 462 femra. Jetëgjatësia ishte më e madhe edhe te shtatzënat në moshën dyzet vjeçe, ndërsa ato femra që kishin mbetur shtatzënë në mënyrë krejt natyrale dhe kishin lindur pasi që i kishin mbushur dyzet vjet, katër herë më shumë kishin gjasa t'i arrijnë të njëqindat. Te femrat të cilat në mënyrë natyrale kanë mbetur shtatzëna dhe që ishin në moshë, sistemi riprodhues plaket më ngadalë, që vlen edhe për organizmin në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)