A keni dëgjuar për sindromën e kokës që 'eksplodon'?

  • 02 June 2019 - 09:34
A keni dëgjuar për sindromën e kokës që 'eksplodon'?

Sindroma e kokës që 'eksplodon' mund t'ju tingëllojë si diçka nga filmat shkencorë fantastikë, por që në fakt është shumë reale dhe është çrregullim në gjumë. Njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, janë të ekspozuar të dëgjojnë zëra të befasishëm, prej të cilëve edhe zgjohen nga gjumi. Ekspertët nga universiteti shtetëror i Uashingtonit, kanë botuar pasqyrën dhe literaturën për këtë sindromë, që është hapi i parë në kuptimin e këtij çrregullimi në gjumë. Sipas shkencëtarëve, zërat që mund të dëgjohen vijnë nga të dy veshtë, nganjëherë zërat përcillen me dritë, disa persona gjatë zhurmës ndjejnë edhe dhimbje. Ajo që është karakteristikë për këtë sindromë, është se më shpesh godet femrat, sesa meshkujt.

(Kosova Sot Online)