Ja cilat janë këshillat që duhet të mbani mend gjatë verës

  • 02 June 2019 - 10:38
Ja cilat janë këshillat që duhet të mbani mend gjatë  verës

Vera është stina më e nxehtë e vitit, njëkohësisht dhe më e pëlqyera, pasi të gjithë marrin pushimet. Mirëpo si çdo gjë e bukur, edhe vera ka vështirësitë e saj. ‘NITK’ ju zbulon pesë këshillat që duhet të zbatoni për të mos hasur probleme gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës, freskojini dhomat në mëngjes dhe darkë.

Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia.

Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta.

Pini rregullisht ujë dhe në sasi të mjaftueshme, të paktën 2 litra në ditë.

Evitoni përdorimin e produkteve kozmetike sepse mund t’ju shkaktojnë alergji.

(Kosova Sot Online)