6 Përbërësit për dobësim të shpejtë gjatë vapës

  • 02 qershor 2019 - 13:02
6  Përbërësit për dobësim të shpejtë gjatë vapës

Këta përbërës verorë janë idealë për humbje të peshës dhe shumë lehtë mund t'i posedoni. Pasi që stina e verës ka filluar, të gjithë duan të kenë një linjë të bukur të trupit, prandaj pikërisht këta artikuj ushqimorë janë aleatë me ju në luftimin e kilogramëve shtesë

GREJPI

 Grejpi është i pasur me vitamina, antioksidues, fibra dhe likopen, prandaj është i shkëlqyeshëm për pastrimin e organizmit nga helmet dhe për humbje në peshë. Pasi që është i pasur me fibrat e lëngshme, do t'ju ndihmojë që më gjatë ta ruani ngopjen dhe ta parandaloni konsumimin e tepërt. Është ideale për ta konsumuar si pemë të shijshme, por edhe lëngu i tij është pije e shkëlqyeshme freskuese verore.

UTHULLA E MOLLËS

 Uthulla e mollës do t'ju ndihmojë në masë të madhe ta rregulloni nivelin e sheqerit në gjak, si dhe në luftën kundër grumbullimit të yndyrave në trup. Në një gotë me ujë, shkrini një lugë mjaltë e më pas shtoni edhe një lugë uthull të mollës. Në këtë pije të jashtëzakonshme për humbje të peshës, sipas dëshirës mund të shtoni edhe xhenxhefil apo limon.

LIMONI

 Preni pak limon dhe futeni në një gotë me ujë, sipas dëshirës mund të shtoni një gjethe të mentës dhe akull dhe, ja, limonada është e gatshme. Limonin, i cili është luftëtar i shkëlqyeshëm i kilogramëve, mund ta shtoni edhe në lëngjet e tjera, çaj...

PLUHURI I PROTEINAVE

Mund ta përzieni në frape apo si zëvendësim për qumështin e lopës. Për shembull, qumështi i bademit është ideal pas ushtrimeve. Por, kujdes që kur ta blini pluhurin në proteina të ketë sa më pak ëmbëltues artificialë, sheqer dhe aditiv. Proteinat ndihmojnë për dobësim, sepse ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak.

SHALQIRI

 Shalqirin vetë natyra e ka zhvilluar në atë mënyrë - është i varfër me kalori. Është ideal për pije verore, e po ashtu edhe mund ta shtoni në frape, lëngje të ndryshme e madje mund ta shtoni edhe nëpër sallata të ndryshme.

KIVI

 Kivi posedon pak kalori, shumë fibra, antioksidues dhe vitamina C. Kivi njëherësh zvogëlon nivelin e hormoneve të stresit në trup, kontrollon kolesterolin e keq në gjak, si dhe lufton rrudhat. Le të jetë si artikull i domosdoshëm ushqimor në frapetë tuaja verore.

(Kosova Sot Online)