6 Ushqimet shëruese, që mund t'i gjeni në kuzhinën tuaj

  • 13 June 2019 - 11:25
6 Ushqimet shëruese, që mund t'i gjeni në kuzhinën tuaj

Janë shumë lloje të ushqimeve, që i kemi në kuzhinën tonë, e të cilat shpeshherë nuk i përdorim me gjithë vlerat e tyre ushqyese. Në vijim ju paraqesim disa ushqime, të cilat me efektin e tyre shërues ndihmojnë në parandalimin dhe shërimin e problemeve të ndryshme shëndetësore

BORONICAT E KUQE PËR SHËNDETIN E TRAKTIT URINAR

Boronicat e kuqe përmbajnë substancën 'proantosianidins', substancë kjo që mbron bakteret e traktit urinar, që të mos infektohen. "Një ndër bakteret që rrezikon traktin urinar është edhe 'E. Coli'", thotë dr. Rosser. Substanca e lartpërmendur është vërtetuar se parandalon infeksionet, duke u përkujdesur për bakteret e mira. Nëse tashmë vuani nga infeksionet në traktin urinar, boronicat e kuqe nuk do ta shërojnë atë, por do të ndikojnë që infeksioni të mos përhapet tutje.

KRIPA E DETIT PËR LËKURË TË THATË

Nuk keni nevojë për produkte të shtrenjta, të cilat do të përkujdesen për shenjat që u janë krijuar në gjunjë, bërryla dhe thembra. Një pastrim në shtëpi me kripën e detit do të funksionojë mjaft. "Kripa e detit është një pastrues i mirë, që bën mjaft dobi dhe kryen një punë të mirë në pastrimin e lëkurës së thatë", thotë dr. Mariwalla. Vetëm përziejeni një gotë kripë deti me 1/2 e gotës me vaj të lehtë, që e përdorni për masazh.

TRANGUJT PËR SY TË FRYRË

Vendosja e trangujve të prerë mbi sytë tuaj ndoshta juve mund t'ju duket e çuditshme, por kjo fshehtësi mjaft e vjetër natyrisht se ka efektin e saj te sytë e fryrë. Trangujt, që 95% për qind përmbajnë ujë, ofrojnë ftohje dhe freski për sytë tuaj, nxitin enët e gjakut të punojnë më shumë, si dhe reduktojnë inflamacionet. Mjekët sugjerojnë t'i lini mbi sytë tuaj për vetëm 10 minuta, ndërsa efekti do të duket menjëherë, sytë e freskët do të shkëlqejnë.

KUMBULLAT E THARA PËR KAPSLLËK

Kumbullat e thara janë të pasura me fibra, nutrient kyç ky, i cili ndihmon në luftimin e kapsllëkut. "Fibrat e patretshme krijojnë ngarkimin e sistemin tretës", thotë Wayne Andersen. Kumbullat e thara po ashtu përmbajnë dy substanca që veprojnë si spastrues natyralë, e ato substanca janë 'sorbitoli' dhe 'dihidrofenilisatina', të cilat do të punojnë më mirë për sistemin tuaj sesa çdo ilaç tjetër kundër kapsllëkut. Filloni ditën me një kumbull të tharë e më pas shtojeni në dy dhe do ta shihni përgjigjen.

SHEQERI PËR LEMZË

Kur keni lemzë, diafragma i nënshtrohet spazmës, por ju mund ta mashtroni trupin tuaj, duke e parandaluar këtë reaksion, duke vendosur një lugë të çajit me sheqer nën gjuhën tuaj. Sensacioni i ëmbël mjafton dhe është i fortë për t'i stimuluar nervat endacake. Ky është nervi më i gjatë në trupin tuaj, që fillon nga truri duke u zgjatur përmes diafragmës e deri në stomak. "Mbani sheqerin në gjuhë derisa të ndalë lemzën më pas përtypeni atë sasi të sheqerit", thotë dr. Andersen.

MOLLËT PËR PASTRIM

Shmangia e ushqimeve të pasura me sodë, yndyrë dhe dhjam mishi të gjedhit janë mënyra më e mirë për t'u përballur me acidin refleks. Ushqimi që duhet t'ju mbajë në dietë janë mollët. "Mollët janë të pasura me pektinë, fibër kjo, e cila është e shkëlqyeshme në absorbimin e acidit në stomak", thotë dr. Andersen. Fryti përmban dy lloje të acideve (malik dhe tartarik) që ndikon në largimin e lëngjeve nga stomaku.

(Kosova Sot Online)