Lëngu çudibërës, i cili shkrin shtresat dhjamore

  • 13 June 2019 - 14:51
Lëngu çudibërës, i cili shkrin shtresat dhjamore

Që në ditët e para të verës jemi të vetëdijshëm rreth pjesëve kritike të trupit, si stomaku, ijët, prapanica. Në vend se të mendoni si t'i kamufloni me rroba këto pjesë të trupit, ne ju sjellim lëngun e përsosur, i cili në kombinim me ushtrimet e rregullta fizike ndihmon në shkrirjen e shtresave dhjamore. Lëngu që ju paraqesim nënkupton të keni një lukth të fortë, por ata që e kanë provuar pohojnë se bën çudinë.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM

1 lugë uthull të mollës, speca të bluar djegës, lëng dhe lëvore të limonit.

PËRGATITJA

Lëvoren e limonit e preni në rriska të holla dhe e vloni me 240 ml ujë të vluar. Pas dhjetë minutave shtoni lëngun e limonit, uthullën e mollës dhe specat e bluar. E përzieni para secilës gllënjkë dhe e pini para dhe pas secilës shujtë. Speci djegës ndihmon në tretjen e ushqimit, përshpejton metabolizmin dhe stimulon djegien e yndyrës. Përbërësi i saj, kapsaicina, stimulon sistemin nervor për ta prodhuar ngrohtësinë në organizëm, që ndikon në përshpejtimin e djegies së kalorive. Limoni përmban substanca që parandalojnë grumbullimin e yndyrës, si dhe ndihmon në djegien e atyre që tashmë janë grumbulluar. Uthulla e mollës, nëse konsumohet rregullisht, në sasi mesatare ndihmon në shkrirjen e dhjamit në organizëm. Ky lëng nuk ka ndonjë efekt negativ anësor, pos nëse keni lukth të ndjeshëm. 


(Kosova Sot Online)