Studiuesit nga Melburni zbulojnë faktorin kyç për mbipeshë

  • 13 June 2019 - 15:00
Studiuesit nga Melburni zbulojnë faktorin kyç për mbipeshë

Sekreti për parandalimin dhe luftimin e mbipeshës thuhet të jetë zbuluar nga një ekip i shkencëtarëve nga Melburni, të cilët besojnë se stresi dhe mënyra se si reagojmë ndaj tij është faktori kyç në menaxhimin e peshës sonë. Shkencëtarët nga universiteti 'Monash' kanë zbuluar se përgjigjja jonë ndaj hormonit të kortizolit, hormon ky natyral, i cili lirohet në trupin tonë kur jemi të stresuar, mund ta përcaktojë sasinë, të cilën do ta konsumojmë dhe sa shpejt mund ta humbim peshën e tepërt.

Udhëheqja e studimeve, dr. Belinda Henry, thotë se njerëzit me nivel të lartë të kortizolit do të konsumojnë më shumë ushqim, kur janë të stresuar dhe kjo ndikon në shtimin e kilogramëve. 'Në studimin tonë, ne të anketuarve tanë u kemi dhënë hormonin e ashtuquajtur 'ACTH', i cili stimulon sekretimin e kortizolit', thotë ajo. 'Personat që ssi ishin përgjigjur 'thirrjeve' të këtij hormoni të stresit kishin më shumë gjasa të shtojnë në peshë, përderisa ishte vërtetuar se muskujt kishin punuar më ngadalë në djegien e kalorive'. 

(Kosova Sot Online)