Pesë mënyra për t'u mbrojtur nga rrezet e celularit

  • 17 June 2019 - 15:00
Pesë mënyra për t'u mbrojtur nga rrezet e celularit

Me vite të tëra ekspertët bëjnë thirrje për kujdes, kur bëhet fjalë për përdorimin e telefonave celular, pasi që ekzistojnë indikacione se rrezet e telefonit ndikojnë në shëndetin e njeriut. Por, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte paralajmëruar për rrezikun e mundshëm, pasi që shpeshherë lidhet me shfaqjen e kancerit, këtë paralajmërim shumica e morën si shumë serioz.

ME RËNDËSI ËSHTË T'U PËRMBAHENI RREGULLAVE PËR PËRDORIMIN E CELULARIT

1. Para së gjithash, duhet të përdorni kufjet. Kufjet me tel janë më të mira se pajisjet 'bluetooth'. 2. Më mirë është të shkruani porosi sesa të flisni përmes pajisjes. Në këtë mënyrë, pajisjen do ta mbani larg kokës, ndërsa edhe rrezatimin larg trurit. 3. Në vend të telefonit, përdorni pajisje të tjera për t'u zgjuar nga gjumi, orën me zile për shembull. 4. Marrë parasysh se rrezatimi ndikon negativisht në pjellori, nuk preferohet mbajtja e tyre në xhep, e po ashtu as në xhepin e sipërm të këmishës, shkaku i rrezikut për të shkaktuar kancerin në gji. 5. Preferohet ta mbani një çantë të vogël, pasi që në atë mënyrë bllokohen dy të tretat e rrezeve.

(Kosova Sot Online)