Arsyeja pse po shtoni kile mund të jetë shpejtësia e ngrënies së ushqimit

  • 24 June 2019 - 07:58
Arsyeja pse po shtoni kile mund të jetë shpejtësia e ngrënies së ushqimit

Të gjithë e dimë se ajo çfarë përmban pjata jonë ndikon në mënyrë radikale tek kilet që fitojmë ose humbim, ose tek arritja e peshës ideale. Prandaj sugjerohet që të vendoset një rregull strikt për dietën që doni të ndiqni dhe më vonë ta kombinoni me ushtrime fizike. Por së fundmi një studim i publikuar nga ‘Times of India’ ngre hipotezën se koha që shpenzojmë duke konsumuar një vakt ndikon në peshën trupore.

Japonezët kanë studiuar për 5 vite me radhë 1.083 të rritur dhe i kanë ndarë në 4 kategori sipas shpejtësisë së konsummimit të ushqimit. Pas 5 vitesh u arrit përfundimi se personat që hanë shpejt kanë probleme me metabolizmin e tyre dhe po këta të rritur shtonin peshë më shumë në pjesën e belit dhe barkut, gjithashtu kanë presion më të lartë të gjakut. Nëse hani shpejt nuk i jepni mundësi trurit të përpunojë informacionin dhe ndjesia e ngopjes vjen me vonesë duke ju shtyrë të hani më shumë sesa vërtetë keni nevojë. 

(Kosova Sot Online)