Shtatë arra në ditë përmirësojnë cilësinë e spermës

  • 05 July 2019 - 10:22
Shtatë arra në ditë përmirësojnë cilësinë e spermës

Konsumimi i shtatë arrave në ditë, sipas mjekëve italianë, mund të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së spermës së meshkujve.

Mjekët tashmë janë duke testuar një grup prej rreth 100 meshkujve, për infertilitet në spitalin e Torinos. Njëri grup kishte konsumuar shtatë arra (mund të zgjidhnin edhe kikirikë, lajthi, bajame) për dietën tyre normale.

Një grup tjetër do ta reduktonte këtë dhe do të furnizoheshin me mish e po ashtu kishin shtuar ushqimin me vaj ulliri dhe peshk.  

Ekipi nga Azienda në Torino, kishin konstatuar se të dyja strategjitë ishin të efektshme, por kjo e para, ku përfshihen frutat me lëvozhgë të fortë, ishte më e veçantë dhe më produktive, për meshkujt të cilët kanë probleme me fertilitetin, madje edhe reduktimin e inflamacioneve.

(Kosova Sot Online)