Mbipesha shton rrezikun nga llojet më të shpeshta të kancerit për 60 për qind

  • 06 July 2019 - 11:28
Mbipesha shton rrezikun nga llojet më të shpeshta të kancerit për 60 për qind

Rreziku nga sëmundja me kilogramë sa vjen e shtohet, kështu që mbipesha shton rrezikun për kancerin e mitrës për 62 për qind, ndërsa për kancerin e fshikëzës e shton për 32 për qind.

Mbipesha shton rrezikun për disa nga format më të rrezikshme të kancerit, madje edhe atë të gjirit, zorrëve, mitrës, veshkave, mushkërive. Ekspertët kishin vëzhguar të dhënat e pesë milionë britanikëve, më të moshuar se 16 vjeç. Personat me mbipeshë për 60 për qind janë më të rrezikuar nga llojet e kancerit.  

Pesha e tepërt për 41 për qind është fajtore te kanceri i mitrës, për 10 për qind te kanceri i mëlçisë, zorrëve dhe fshikëzës. Mirëpo, me shtimin e mbipeshës ky rrezik për t'u prekur nga llojet e ndryshme të kancerit sa vjen e rritet.

Indeksi i masës trupore më i madh se 25 shton rrezikun edhe për leukeminë, kancerin e vezoreve për 19 për qind, zorrëve për 10 për qind dhe kanceri i gjirit për 5 për qind.

(Kosova Sot Online)