Përfitimet shëndetësore që i kemi nga origano

  • 14 July 2019 - 08:39
Përfitimet shëndetësore që i kemi nga origano

Origano përdoret për të trajtuar çrregullimet me frymëmarrje, çrregullimet gastrointestinale, shtrëngimet menstruale, si dhe çrregullimet me urinën. Kjo lloj bime përdoret për të trajtuar edhe një numër të madh të problemeve të lëkurës, siç janë aknet dhe zbokthi.

Origano është i pasur me fibra, hekur, mangan, vitaminë E, kalcium, acide yndyrore dhe tiptofan. Një tjetër përbërës i origanos është edhe vitamina K, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e densitetit të eshtrave dhe në prodhimin e proteinave për koagulimin e gjakut. Në anën tjetër, origano është shumë i pasur edhe me antioksidues, të cilët mbrojnë lëkurën nga radikalët e lirë dhe shtojnë kapacitetin për t'i luftuar infektimet e ndryshme.

Origano mund të jetë shërues për të gjitha këto sëmundje: Ftohjen Dhimbjet muskulore, Aknet, Zbokthin, Bronkitin, Dhimbjen e dhëmbit, Fryrjet e stomakut, Kokëdhembjen, Sëmundjet e zemrës, Alergjitë, Parazitët e zorrëve, Dhimbjet e veshit, Plogështinë, Shtrëngimet menstruale. 

(Kosova Sot Online)