Dy filxhanë kafe në ditë për gratë shtatzëna shtojnë rrezikun, që foshnja të preket nga leukemia

  • 11 July 2019 - 09:03
Dy filxhanë kafe në ditë për gratë shtatzëna shtojnë rrezikun, që foshnja të preket nga leukemia

Gratë shtatzëna, që konsumojnë vetëm dy filxhanë kafe në ditë, mund ta rrezikojnë foshnjën tyre për t'u prekur nga leukemia. Një studim i madh ka zbuluar se foshnjat e këtyre grave për 60 për qind janë më të rrezikuara për ta zhvilluar sëmundjen gjatë fëmijërisë.

Akademikët thonë se qeveritë e vendeve duhet të paralajmërojnë gratë shtatzëna për ta kufizuar konsumimin e kafesë, ngjashëm sikurse u është bërë thirrje të heqin dorë nga alkooli dhe nga duhani. Ata mendojnë se kafeina mund ta ndryshojë ADNnë e qelizave të fetusit, duke i bërë më të prirë në zhvillimin e tumoreve. 

Hulumtuesit, të cilët kishin shikuar më shumë se 20 studime ekzistuese, kishin zbuluar se foshnjat e nënave, që kishin konsumuar kafe gjatë shtatzënisë, për 20 për qind ishin më të rrezikuara nga leukemia. Por, nëse ato kishin konsumuar më shumë se dy filxhanë në ditë, ky rrezik për foshnjat e tyre ishte rritur për një shifër marramendëse, prej 72 për qind. Këto të dhëna janë bazuar në studimin, i cili më pas ishte publikuar në revistën shkencore "American Journal of Obstetrics and Gynaecology".

(Kosova Sot Online)