Mikrobet në stomak, përgjegjëse për mbipeshën?

  • 23 July 2019 - 11:49
Mikrobet në stomak, përgjegjëse për mbipeshën?

Shkencëtarët suedezë gjatë pesë viteve të fundit kanë bërë një seri eksperimentesh, që mund të ndikojnë në luftën kundër mbipeshës. Gjithnjë e më shumë ka njerëz që mendojnë se për epideminë e mbipeshës fajtorë janë mikrobet, që gjenden në stomakun e njeriut. Ekipin e shkencëtarëve, të cilin e kishte udhëhequr Frederik Bekhed, nga Universiteti në Getenborg, ka vëzhguar minjtë që ishin rritur në rrethin e pastruar nga mikrobet, por ishin ushqyer me "fekalet" e personave me mbipeshë. Ishte vërtetuar se minjtë shumë shpejt shtonin në peshë, pa marrë parasysh ushtrimet.

Krejt çfarë kishte ndikuar të shtojnë në peshë ishte një dozë e caktuar e mikrobeve nga mëlçia e një njeriu me mbipeshë. Për këtë arsye, ekspertët nga tri universitete kishin ardhur në përfundim se organizmat njëqelizorë në mëlçinë e njeriut, që na ndihmojnë gjatë tretjes dhe luftojnë kundër sëmundjeve, janë të rrezikshëm kur kemi të bëjmë me mbipeshën. Tash e një kohë të gjatë dihet se në stomak ekzistojnë baktere të mira dhe të dëmshme, njëra na ndihmon e tjetra na dëmton, prandaj ekspertët po merren me atë se në çfarë mase dhe në cilin drejtim janë të dëmshme. 

(Kosova Sot Online)