Gjërat që duhet ditur për grupin tuaj të gjakut

  • 23 July 2019 - 15:15
Gjërat që duhet ditur për grupin tuaj të gjakut

Amendoni se është mirë ta dini grupin e gjakut vetëm në rast të transfuzionit? Nëse po, e keni gabim. Hulumtimet tregojnë se grupi i gjakut është faktor gjenetik që ndikon në shumë fusha të shëndetit.

GRUPI I GJAKUT 'PARASHIKON' PRIRJEN KARSHI DISA SËMUNDJEVE

Hulumtimet tregojnë se persona të caktuar me grup të caktuar të gjakut mund të jenë të rrezikuar më shumë nga sëmundjet e caktuara. Hulumtimet tregojnë se personat me grupin e gjakut 0 janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, por më të rrezikuar nga të thatit në lukth. Personat që kanë grupin A të gjakut janë më të rrezikuar nga infeksionet me mikrobe, por femrat me këtë grup janë më të prira për të mbetur shtatzëna më lehtë. Po ashtu, personat me grupin AB dhe B janë më të rrezikuar për t'u prekur nga kanceri i pankreasit.

GRUPET E GJAKUT DHE REAGIMI NDAJ STRESIT

Personat me grupin A të gjakut kanë nivel më të lartë të hormonit të stresit, kortizolit dhe më shumë e prodhojnë si përgjigje ndaj stresit. Nga ana tjetër, grupi i gjakut 0, si reaksion ndaj situatave stresuese, prodhon më shumë adrenalinë. Personave me grupin e gjakut 0 u nevojitet më shumë kohë për t'u shëruar nga stresi, sepse adrenalina mbetet më gjatë në organizmin e tyre. 

(Kosova Sot Online)