Rrushi hidraton lëkurën

  • 25 July 2019 - 08:58
Rrushi hidraton lëkurën

Pema që e ruan zemrën, nxit funksionimin e trurit, zbut infeksionet dhe nxit shërimin e muskujve, është zgjidhje e shkëlqyeshme edhe për kujdesin ndaj lëkurës.

Mu për këtë arsye, pothuajse të gjitha shtëpitë e kozmetikës në paletën për zbukurimin e prodhimeve për ripërtëritje janë të pasura me preparatet nga rrushi. Nëse këtyre ditëve porsa jeni kthyer nga pushimi dhe dëshironi që trupit t'ia ktheni lagështinë e nevojshme, harroni prodhimet kimike dhe përgatisni një recetë vendore. Zgjidhni kokrrat e rrushit më të mëdha, të cilat do t'i përzieni me dy lugë vaj bademi.

Porsa ta lyeni trupin, do ta vëreni se si përnjëherë lëkura është bërë më e butë dhe më e rrëshqitshme. Farat e rrushit e hidratojnë lëkurën, por edhe e ushqejnë atë në thellësi, por në kombinim me vajin e bademit apo të ullirit janë zgjidhje për buzët e çara.  

(Kosova Sot Online)