Testi i ri kundër diabetit mund të zbulohet paraprakisht
Një test, i cili paraprakisht do të mund ta diagnostikonte diabetin, është në zhvillim e sipër nga shkencëtarët. Paralajmërimet e hershme do të mund të ndikonin në parandalimin e komplikimeve që shkaktojnë vdekjen, si pika në tru apo sulmet në zemër, verbërimi dhe dëmtimet nervore, si dhe në qarkullimin e gjakut.
Testimet e gjakut detektojnë diabetin tipi 2, formën më të zakonshme të diabetit. Për momentin, sëmundja është duke u diagnostikuar duke testuar nivelin e lartë të sheqerit në gjak.
Por, hulumtuesit nga universiteti i Mançesterit thonë se derisa në kohën kur niveli i sheqerit në gjak të jetë rritur, disa nga dëmet që mundet t'i shkaktojë kjo sasi e sheqerit në gjak tashmë mund të jenë bërë.
(Kosova Sot Online)