Dy dietat që garantojnë rezultate

  • 27 July 2019 - 14:59
Dy dietat që garantojnë rezultate

Nëse dëshironi t'i humbni disa kilogramë shtesë, gjithsesi se duhet pasur kujdes se çfarë hani, por duhet përzgjedhur edhe dietën e duhur. Analiza e revistës "American Medical Association" ka treguar se dy dietat më efektive janë ato me pakësimin e konsumimit të yndyrës dhe karbohidrateve. Analizat tregojnë se më lehtë dhe më shumë mund të humbni në peshë, nëse bazoheni në dietën me reduktim të karbohidrateve. Studimi i ri po ashtu pajtohet me këtë përfundim, por përmend faktin se dallimet janë shumë të vogla.

Pasi që shkencëtarët kishin vështruar rreth 50 studime të ndryshme, se cila prej dietave u ndihmon njerëzve me mbipeshë të humbin paksa, e në ato dieta kishin marrë pjesë rreth 7.300 njerëz, kanë ardhur në përfundim se njerëzit, të cilët kanë hequr karbohidratet për gjashtë muaj humbin rreth nëntë kilogramë. Grupet e njerëzve, që nga ushqimi i tyre kishin larguar yndyrat e dëmshme apo dietën, kishin kombinuar pa karbohidrate për gjashtë muaj kishin humbur rreth shtatë kilogramë. 


(Kosova Sot Online)