Hisopi -bima e shenjtë që pastron trupin
Bima shëruese hisopi mjekësor (Hyssopus officinalis) që nga kohët e lashta është përdorur për pastrimin e trupit nga jashtë dhe njihej si "ilaç për të gjitha sëmundjet". Madje, për një kohë të gjatë e kishin konsideruar si bimë të shenjtë.
Ka romë të këndshme, përderisa për shërimin e sëmundjeve përdoret kërcelli dhe gjethet e saj. Në mjekësinë popullore përdoret për lehtësimin e problemeve me frymëmarrjen,e sidomos për bronkitin. Konsiderohet si ilaç edhe për shërimin e astmës, forcimin e lukthit, zbutjen e kollës.
Efikasitetin e vet hisopi e ka treguar edhe kundër formimit të parakohshëm të mukozës në zorrë, dobësimin e organeve për tretje. Në shekullin e 17, hisopi ishte vendosur nëpër dhomat e të sëmurëve duke besuar se parandalon përhapjen e infeksioneve. Shtohet edhe në supë dhe në shumë gjella, pasi që lehtëson tretjen e ushqimit.
Nga hisopi merret vaji eterik, përdoret si antiseptik apo si shtesë në pastën e dhëmbëve. Shkencëtarët japonezë kanë vërtetuar se ekstraktet e saj veprojnë kundër diabetit, po edhe kundër shumë infeksioneve me kërpudha.
(Kosova Sot Online)