Vetitë shëruese të rrushit të thatë

  • 12 gusht 2019 - 11:41
Vetitë shëruese të rrushit të thatë

Sipas studimeve, rezulton se ai mund të shërojë disa lloje sëmundjesh të ndryshme si qetësimi i organizmit, anemisë, etheve, dobësisë seksuale etj,.

Disa nga efektet më të mëdha që ka rrushi i thatë janë:

Sëmundjet

Një prej shqetësimeve që u jep zgjidhje rrushi i thatë është edhe kapsllëku, për të cilin kur hahet, rrushi fryhet, pasi fibra që është prezent në të në formë të tharë thith ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Anti-kolesterol

Rrushi i thatë, sikurse të gjitha frutat e tjera të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës, pasi është përplot me glukozë dhe fruktozë dhe dhuron shumë energji. Kështu pra, ato formojnë pjesën ideale të dietës si te atletët të cilët kanë nevojë për shumë energji e gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë pa akumuluar kolesterol.

Sytë

Rrush i thatë përmban polyphenolic phytonutrients, të cilët kanë përbërës antioksidues dhe janë shumë të mirë për shëndetin okular (shikimin), pasi mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikur degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj.


Anti-acidik

Acidosis është gjendja e rritjes së acidit në gjak apo i gazrave në sistemin e frymëmarrjes. Kjo është shumë e dëmshme për trupin, pasi mund të nxisë një numër problemesh, si ato të lëkurës dhe dëmtim të organeve të brendshme, artritis, cermes, gurëve në veshkë, rënien e flokëve, sëmundjen e zemrës, tumoreve e gjithashtu edhe kancerit.

Kockat

Përderisa kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të thatë, rrushi i thatë është gjithashtu burimi më i mirë i borit, një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël në krahasim me materiet e tjera ushqyese) që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit. Por është veçanërisht i dobishëm në parandalimin e osteoporisis që nxitet nga menopauza tek gratë dhe është shume i dobishëm për eshtra dhe nyje.

Dhëmbët

Acidi Oleanolic, njëri nga phytochemial-et prezent në rrush të thatë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirrimit) të dhëmbëve etj. Veç kësaj, rrush i tharë është shumë i pasur me kalcium, i cili është shumë i dobishëm për shëndetin dental, pasi parandalon thyerjen e dhëmbëve dhe smaltit dhe i bën ata më të fortë.

Anemia

Rrushi i thatë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit, i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë anëtarë të vitaminës B kompleks, të cilët janë esenciale për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.

(Kosova Sot Online)