Karafili - erëz për jetë të shëndetshme

  • 25 August 2019 - 07:31
Karafili - erëz për jetë të shëndetshme

Karafili është erëz që përdoret shumë shpesh, por të paktë janë ata që njohin të gjitha përparësitë shëndetësore. Pos se ushqimit i dhuron shije të këndshme, karafili bën çudinë për shëndetin. Konsumimi i vetëm disa karafilave mund t'ju ndihmojë ta pastroni trupin tuaj prej helmeve dhe mikroorganizmave të dëmshëm, që rezulton me përmirësimin e shëndetit në përgjithësi.

Ndihmon në mbrojtjen e dëmtimeve të shkaktuara në qeliza si pasojë e mikrobeve dhe stimulon energjinë në secilën pjesë të trupit. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve. Mjafton që karafilin ta vendosni në hapësirat ku ndieni dhimbje për ta lehtësuar atë. 

Prania e substancave në karafil, pos se ju dhuron aromë të këndshme, ndihmon edhe në pastrimin e baktereve nga goja. Përtypja e karafilit mund të zbutë problemet me tretjen. Karafili përmirëson shëndetin e zemrës dhe është zgjidhje e mirë për ata që vuajnë nga diabeti.

(Kosova Sot Online)