Çaji i gjelbër ndihmon shkencëtarët në zhvillimin e ilaçit të ri kundër kancerit

  • 26 August 2019 - 09:02
Çaji i gjelbër ndihmon shkencëtarët në zhvillimin e ilaçit të ri kundër kancerit

Ë shtë vërtetuar disa herë deri më tani se ul kolesterolin në gjak, përmirëson rrjedhën dhe qarkullimin e gjakut dhe mbron kundër sëmundjeve të zemrës. Dhe tani, shkencëtarët besojnë se çaji i gjelbër do të mund të përdorej në zhvillimin e ilaçeve të reja për ta luftuar kancerin. Substancat e çajit të gjelbër janë mbajtës ideal i proteinave që luftojnë sëmundjen, bazuar në studimin e shkencëtarëve në Singapor. Sipas tyre, çaji i gjelbër është i prodhuar me kemikatet e quajtura "catechins".

Besohet se kjo substancë është përgjegjëse për dobitë që kemi nga çaji i gjelbër dhe do të mund të ketë efekte edhe kundër kancerit. Dr. Joo Eun Chung dhe kolegët e tij kanë treguar se proteina kundër kancerit "Herceptin" mund të kombinohet me "catechins" dhe të formojë një ilaç stabil për ta luftuar tumorin. Kur ky ilaç ishte injektuar në minj, proteina "Herceptin" kishte demonstruar efekt më të mirë në përzgjedhjen e tumorit dhe ka reduktuar rritjen e tij. Efektet e kombinuara terapeutike, të bazuara në çajin e gjelbër si shpërndarës i ilaçit, ka treguar efekt kundër kancerit në krahasim me proteinat e tjera.

(Kosova Sot Online)